FIDANISHTJA

Kosovari, kapet me letra bullgare në Gjermani

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Një shtetas kosovar pasi ka jetuar me vite të tëra me dokumente bullgare është kapur së fundi nga policia e Gjermanisë. Ai “ka rënë në kurth” kur policia federale po bënte një kontroll rutinor në stacionin hekurudhor të qytetit Offenburg. Si dokument identifikimi ai i ka treguar policëve një patentshoferi dhe një letërnjoftimi bullgare. Pas kontrollimit të tyre u zbulua se bëhej fjalë për dokumente krejtësisht të falsifikuara.

Hetimet e mëtejme të inspektoratit federal kanë treguar se personi i kapur është shtetas kosovar , i cili po jetonte dhe punonte prej vitesh në Gjermani.
Kosovari i paraqitur si bullgar ka pranuar se është sjellë në Gjermani në mënyrë ilegale pasi që u ka paguar 2500 euro kontrabandistëve.

Policia Federale ka ngritur një kallëzim penal ndaj tij për shkelje të ligjit mbi qëndrimin e të huajve në Gjermani dhe për falsifikim dokumentesh. Më tutje ai do të hetohet edhe për punën në të zezë.

FIDANISHTJA

Pasi është detyruar të paguajë 2000 euro në prokurorinë e Offenburgut, ai është lënë fillimisht i lirë nga policia.

albinfo.ch