ARKATANA

Dialogu ‘shtyn’ zgjedhjet

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ngritja e nivelit të dialogut Kosovë – Serbi, me përfshirjen e presidentëve të të dyja shteteve, vlerësohet si sinjal se në Kosovë nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare, të cilat vazhdimisht po i kërkon opozita, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Vazhdimi i dialogut Prishtinë – Beograd, tani edhe me pjesëmarrjen e presidentëve të të dyja shteteve, vlerësohet si sinjal i qartë se pushteti nuk është i interesuar për zgjedhje të parakohshme gjatë këtij viti, të cilat po i kërkon vazhdimisht opozita kosovare.

Përfaqësuesit e Qeverisë thonë se deri më tani nuk ka pasur indikacione serioze për zgjedhje të parakohshme dhe se një gjë e tillë është vetëm dëshirë e opozitës.

Kurse, subjektet opozitare në vend thonë se pushteti është i interesuar që ta vazhdojë dialogun me qëllim që të mos u shkurtohet mandati.

FIDANISHTJA

Kurse, analistët politikë thonë se në këtë situatë përveç pushtetit në Kosovë, as Bashkimi Evropian nuk është i interesuar për mbajtjen e zgjedhjeve në Kosovë, shkruan Gazeta “Zëri”.

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, pas kthimit nga Brukseli ka thënë se situatat e krijuara në vend pas veprimeve të fundit nga Serbia ishin tema kryesore të takimit.

“Jam i kënaqur që qëllimi kryesor i takimit për uljen e tensioneve është arritur. Por na mbetet shumë të punojmë për normalizimin e raporteve ndërshtetërore. Është e rëndësishme që të kërkojmë ndalimin e veprimeve nga Serbia, që qëllim kishte destabilizimin e situatës në Kosovë. Këtu përfshihen të gjitha veprimet e ndodhur në periudhën e fundit. Të dy palët jemi dakorduar se dialogu nuk ka alternativë”, ka deklaruar Thaçi në një konferencë për medie.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.