Shënohet dita e shkollës “Dëshmorët e Kombit” në Kamenicë
Kamenicë – Me një program kulturor- artistik u shënua dita e shkollës “Dëshmorët e Kombit” në lagjen Malësia. Nënkryetari i Komunës Fatmir Matoshi, duke i uruar nxënësit dhe punëtorët arsimor i ka përgëzuar ata për sukseset e arritura në të gjitha aktivitetet e tyre.
“Në emrin tim personal, në emër të kryetarit të Komunës Begzad Sinani, Nxënësve dhe mësimdhënësve të Shkollës “Dëshmorët e Kombit në lagjen “Malësia” ju përcjell urimet më të mira për ditën e shkollës. Komuna e Kamenicës angazhohet fuqishëm që ky objekt shkollor të ketë sa më parë edhe terrenet sportive dhe vendet e parkingut. Së bashku me ju do të angazhohemi për ngritjen edhe më të madhe të nivelit të mësimnxënies në këtë shkollë.” tha midis tjerash nënkryetari Matoshi.
Drejtori i Arsimit Agim Shkodra e vlerësoi lart punën që po bëhet në këtë shkollë. “Përkushtimi ynë për zhvillimin tonë ekonomik bazën e ka në ndërtimin e një sistemi të mirë të arsimit, Drejtoria është e përkushtuar të jetë në mbështetje të shkollave kudo në komunën e Kamenicës.” tha drejtori Agim Shkodra.
Drejtori i shkollës Hazir Berisha falënderoj strukturat komunale për mbështetjen dhe foli për historikun e shkollës. “Shkolla jonë Dëshmorët e Kombit aktualisht numëron : 44 Punëtorë – prej tyre 2 Punëtor Administrativ ,18 mësimdhënës Lëndor, 15 mësimdhënës Klasor, 3 Mësimdhënëse parashkollore , dhe 6 punëtorë Teknik .
Gjithashtu në shkollën tonë kemi edhe 10 bashkëpunëtorë që vijnë nga shkollat tjera. Mësimet i vijojnë gjithsejtë 600 nxënës.
Gjatë këtyre viteve puna në procesin edukativo- arsimor, me këtë përbërje të mësimdhënësve dhe punëtoreve teknik është e kënaqshme ,por synimet gjithnjë janë të arrijmë rezultate sa më të mira në të ardhmen. Këtu vlen te përmenden edhe pjesëmarrja e nxënësve tonë qe kanë marrë pjesë ne gara komunale dhe ato jashtë komune ,me rezultate të dalluara.
Këtu vlen të përmendet garat në kuizin ,,Të Nisemi për Evropë ku në garat regjionale zumë vendin e parë, gjithashtu ne Olimpiadën Kombëtare të Matematikës tre nxënës te shkollës sonë janë kualifikuar për evenimentin qe do të mbahet ne Tiranë.
Këta janë : Alba Matoshi, Abdurrahman Cakolli, Edonis Isufi të cilëve ju dëshirojmë suksese nga kjo garë.
Funksionimi i një shkolle varet nga shumë faktor si: kuadri mësimdhënës, infrastruktura shkollore (klasët, kabinete,salla sportive , laboratorët etj), stafi menaxhues, niveli dhe motivi i nxënësve, vetëdijesimi i shoqërisë, motivimi i mësimdhënësve i cili lidhet ngushtë me financimin etj. Disa nga prioritet e shkollës që kishim gjatë këtyre viteve tanimë janë të realizuara siç janë: Biblioteka e shkollës për mundësim për qasjen më të lehtë të nxënësve për dije, dhe ky synim tashmë është i realizuar , me një fond jo të mjaftueshëm të librave dhe synimi ynë është furnizimi sa më i mirë me tituj dhe ekzemplar të rinj.
Një prioritet tjetër imediat shumë i domosdoshëm,është mungesa e terreneve sportive, salla e sportit rrethoja e shkollës, parkingu si dhe furnizimi i kabineteve me mjete didaktike të nevojshme për procesin mësimor, të cilat në një te ardhme të afërt shpresojmë se do të realizohen, me ndihmën e institucioneve komunale dhe donatoreve tjerë te mundshëm ,për te cilën do te ju jemi shumë mirënjohës tha drejtori Hazir Berisha
Më pas u shfaq një program artistik i përgatitur nga nxënësit e kësaj shkolle si dhe u nda mirënjohje për mësuesin Xhavit Leci në prag të pensionimit të tij, si dhe për nxënësit që treguan rezultate të mira në garat e ndryshme./rajonipress/


