Uji Dea

Nis të shfaqet filmi “Heroi” me mbështetjen e Komunës së Gjilanit

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Filmi “Heroi” është realizuar në bashkëpunim me Produksionin filmik kosovarë “Iliria Film” dhe Qendrën Kinematografike të Kosovës dhe me mbështetje të Komunës së Gjilanit, me skenar dhe regji të Luan Kryeziu.

Me mbështetjen e Komunës së Gjilanit, ka nisur mbrëmë të shfaqet filmi “Heroi” në teatrin e qytetit në Gjilan. Ky film do të shfaqet për tre netë me radhë, ndërsa sonte të jetë prezent edhe kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri.

Filmi “Heroi” është realizuar në bashkëpunim me Produksionin filmik kosovarë “Iliria Film” dhe Qendrën Kinematografike të Kosovës dhe me mbështetje të Komunës së Gjilanit, me skenar dhe regji të Luan Kryeziu.

Fundamenti

Filmi në rolin kryesor ka një njeri me principe dhe virtyte, i cili bie pre e dramës njerëzore të imponuar nga rrethanat shoqërore, politike dhe ekonomike. Pas përfundimit të luftës, ushtari i quajtur Shkëmb kthehet në shtëpi, ku gjen një gjendje shumë të rëndë ekonomike dhe sociale të familjes.

Shfaqja e filmit “Heroi”, do të vazhdoj të shfaqet sonte dhe nesër më 18 dhe 19 prill 2014, duke filluar në ora 19:00 në teatrin e qytetit, ndërsa bileta kushton 2 euro./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.