Fundamenti

Ministri Buja u “ofron” gabime gjuhësore maturantëve

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Të gjithë maturantëve të Kosovës po u shpërndahet nga një broshurë, ku u bëhet me dije atyre se dita kur do t’i nënshtrohen testit të maturës është afër.

Broshurën e hap një fjalë e ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja. Por me një gabim të pafalshëm gjuhësor për të parin e arsimit në vend.

Në vend të “afrohet”, ministri Buja u thotë maturantëve se “Provimi i maturës shtetërore tashmë po ‘ofrohet’….”.
Veç kësaj, fjala e tij ka edhe disa probleme me shkronjat e mëdha brenda fjalive, transmeton Koha.net.

Ndryshe, në Fjalorin e Gjuhës Shqipe fjala “Afrim” ka kuptimin e një veprimi dhe gjendjeje sipas kuptimeve të foljeve afroj e afrohem.

Mobi Casa

“Afrim i shpejtë (i dukshëm). Afrimi i pranverës (i festës). Afrimi i kongresit (i përvjetorit). Afrimi me shokët. Afrimi me bazën. Afrimi i mësuesit me nxënësit. Afrimi i shkollës me jetën…”, thuhet në Fjalor.

Ndërsa fjala ofrim, të cilën e përdor Buja në këtë rast, ka tjetër kuptim. Në këtë rast do të mund të thuhej se Ministria e Arsimit u ofron maturantëve testet, të cilat do t’i sprovojnë ata.

Sidoqoftë, testi i maturës shtetërore do të mbahet brenda dy ditëve, më 7 dhe 21 qershor, si dhe më 29 gusht e 6 shtator. Testi i parë ka 120 kërkesa nga lëndët e përgjithshme: gjuhë amtare, gjuhë angleze dhe matematikë. Ndërsa në testin e dytë ka 80 kërkesa të tjera dhe ndryshojnë varësisht prej drejtimeve të shkollave të mesme.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.