Eko Higjiena

Hetohet titulli i rrejshëm i Qenan Qerimit

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Me urdhër të Prokurorisë së Gjilanit Policia e rajonit të Gjilanit ka nisur hetimet rreth mënyrës së angazhimit të Qenan Qerimit në Degën e Fakultetit Juridik të universitetit “Hasan Prishtina” në Gjilan.

Ky i fundit është edhe vëllai i prorektorit për mësim në detyrë, Qerim Qerimi, i cili në kohën e angazhimit të vëllait ka qenë prodekan për mësim në Fakultetin Juridik në Prishtinë.

Mobi Casa

Javë më parë “Koha Ditore” ka raportuar se Qenan Qerimit i ishte falsifikuar titulli akademik, duke e bërë atë profesor asistent pa pasur fare këtë thirrje akademike dhe pa pasur kontratë të rregullt me universitetin.