United Hospital

Me rastin e vdekjes:Elegji për Heset Matoshin (1955 – 06.04.2014.)

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

T’lindi nëna , djalë skofiarë ,Burrë fisnik , mikpritës , bujarë ! Para nxënësve me ditarë – Shëmbëlltyrë ndër arsimtarë !

Kur ia ndërroje gishtat mezhnicës –
Larg ia çoje nderin Gëmicës !

Kur ia ndërroje gishtat fyellit –
Larg ia çoje këngën bylbylit !

Kur ia ndërroje gishtat kavallit –
Gurë e dru qanin prej mallit !

Si bylbyli nga këto male –
Larg shtegtove n’ festivale !

Me frymëzimet e Rilindjes –
Larg ia rrite famën Vendlindjes !

Me traditat e konakut –
Larg ia rrite famën Gollakut !

FIDANISHTJA

Ti , po shkon sot në amshim –
Instrumentet na i le kujtim !

Der’ sa malet do t’ jetojnë –
Tingujt tu , do të jehojnë !

Pusho i qetë Heset Matoshi –
T’ njohu Vlora e Vërmoshi !

Vdekja t’ mori para kohës –
T’ qoftë i lehtë dheu i Kosovës !

Gjilan, më 06.04.2014. Demir KRASNIQI

*****Këtë poezi , autori e lexoi pranë varrit te të ndjerit Heset Matoshi, para të pranishmëve me rastin e varrimit të Tij, në varrezat e vendlindjes , në fshatin Gëmicë , më datën 07.04.2014 .

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.