Eko Higjiena

UBT dhe komuna e Pejës nënshkruan marrëveshje të rëndësishme bashkëpunimi

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi ka vizituar komunën e Pejës, ku është pritur nga kryetari i kësaj komune, Gazmend Muhaxheri.

Me këtë rast, rektori Hajrizi dhe kryetari Muhaxheri kanë nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit midis këtyre dy institucioneve, e cila përfshin bashkëpunimin në fusha të ndryshme, në veçanti kontributin që do ta ofrojë UBT në zhvillimin e komunës së Pejës.

Me këtë rast rektori Hajrizi ka theksuar se marrëveshja e nënshkruar është në interes të përbashkët të UBT-së dhe komunës së Pejës. “Kjo marrëveshje bashkëpunimi siguron programe të përbashkëta bashkëpunimi në zhvillimin dhe implementimin e programeve për zhvillim ekonomik dhe industrial, si dhe planifikimin urban të Komunës së Pejës dhe aktiviteteve të tjera në interes të përbashkët”, tha Hajrizi.

Fundamenti

Ndërsa kryetari i komunës së Pejës, Gazmend Huhaxheri shprehu gatishmërinë e komunës që ai drejton për të mbështetur projektet e përbashkëta që do të iniciohen nga të dy institucionet”.

Rektori Hajrizi, dekani i fakultetit te Arkitekturës, Lulzim Beqiri dhe profesori i Fakultetit të Arkitekturës, Kujtim Elezi, kanë diskutuar edhe për projektin e Modernizmit në Pejë, projekt ky i ngjashëm me atë që UBT sapo e ka finalizuar në komunën e Ferizajt.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.