Uji Dea

Në shenjë nderimi e përkujtimi për mësuesin Esad Berisha (1928 –2008)

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Mësuesi i Gollakut – shtylla e bajrakut , Teksti, muzika dhe interpretimi : Demir Krasniqi.

Ndër mësuesit e parë ,
Ndër mësuesit e rrallë ,
I: Ishe si pishtarë –
Të kujtojmë me mallë !:I
Refreni:
I: Uron zemra e shpirti ,
O, mësuesi Esad –
Lum nëna që t’ rriti ,
Lum që t’ pat evlad !:I

N’ vitet ma t’ vështira ,
Shtigjeve t’ Malësisë –
I: S’ të shuhej dëshira
Për dritë të diturisë !:I
Refreni:
Uron zemra e shpirti …etj.

N’ kodrinat fshatare ,
N’ lugje e n’ bregore –
I: Sillte Abetare ,
Lapsa e fletore !…:I
Refreni:
Uron zemra e shpirti …etj.

S’ të harron Meshina ,
Tugjeci e Gëmica !…
I: Këndon Obërshina –
Mësuesin nga Sfirca !:I
Refreni:
Uron zemra e shpirti …etj.

Eco Higjiena

S’ të harron Zajçeci ,
S’ të harron Krileva ,
I: T’ kujton Dabisheci ,
Fshatrat nga këto treva !…:I
Refreni:
Uron zemra e shpirti …etj.

T’ kujton Kopornica ,
Nga kohërat e dhembshme !…
I: T’ nderon Jabllanica
Dhe Sfirca e Brendshme !:I
Refreni:
Uron zemra e shpirti …etj.

Në amshim ti shkove ,
Eshtrat n’ varr t’ pushojnë !
I: Nxënësit që i mësove –
Kurrë nuk do t’ harrojnë !:I
Refreni:
Uron zemra e shpirti …etj.

Dritë e diturisë ,
Shtylla e bajrakut ,
I: Fletë e historisë –
Mësuesi i Gollakut !:I
Refreni:
Uron zemra e shpirti …etj.

Gjilan, më 29.03.2014.