UBT

Rektorati e Këshilli Drejtues, të ndarë për shtesat mujore prej 950 eurosh

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Shtesat mujore prej 950 eurosh në pagat e menaxhmentit të Universitetit të Prishtinës janë bërë objekt kundërthënës në mes Këshillit Drejtues dhe Rektoratit

Zëdhënësi i Rektoratit, Ardian Gola, ia ka konfirmuar gazetës se Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës ka dalë me propozimin që për postet e menaxhmentit të UP-së, përkatësisht rektorit dhe prorektorëve, të nisë të paguhen edhe shtesa prej 950 eurosh, të cilën, pos pagës e marrin vetëm anëtarët e Këshillit, e jo edhe stafi akademik, shkruan sot “Koha Ditore”.

FIDANISHTJA

Krejt ky diskutim po bëhet në kohën kur Universiteti i Prishtinës përballet me problemet që i ka trashëguar pas skandaleve që quan në dorëheqjen e menaxhmentit të kaluar.

Bazuar në të dhënat zyrtare që posedon gazeta, anëtarët e Këshillit Drejtues të UP-së marrin pagën bazë mujore në vlerë prej afro 1.200 euro dhe, pos tyre, marrin edhe një “shtesë funksionale” prej 950 eurosh. E njëjta “shtesë” aktualisht nuk jepet edhe për postin e rektorit dhe prorektorëve.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.