ARKATANA

Kthimi i papritur

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Poezi nga Arben Kurteshi

Mobi Casa

Herët në mëngjes
Filloi dielli të shndrit,
Dëgjova zëra njerëzish
Duke pëshpëritur.
**********************
Syve s’u besoj
Në këtë qetësi,
Kur shoh ata njerëz
Që vijnë në shtëpi.
**********************
Disa ishin plakur
Disa ishin të rinj:
-Zot, a është e mundur,
Këta janë bijtë e mi?!
**********************
Ne të lamë të re
E të gjetëm plakë
Të lutem pashë perëndinë
Falna këtë mëkat.