UBT

E kaluara i ndjek shefat e rinj të drejtësisë

/ 4 minuta lexim
United Hospital

Analistë të fushës së drejtësisë shpresojnë se pas zgjedhjes së kryetarëve të rinj të gjykatave themelore dhe asaj të Apelit dhe disa kryeprokurorëve do të prishet “statusquoja” e deritanishme dhe se gjërat do të marrin kahe pozitive, ndonëse disa prej tyre janë skeptikë, bazuar edhe në të kaluarën e zyrtarëve të avancuar në sistemin e drejtësisë.

Kush ka obligime, i ka duart e lidhura

Analistë të fushë së drejtësisë shpresojnë se pas zgjedhjes së kryetarëve të rinj të gjykatave themelore dhe asaj të Apelit dhe disa kryeprokurorëve do të prishet “statusquoja” e deritanishme dhe se gjërat do të marrin kahe pozitive, ndonëse disa prej tyre janë skeptikë, bazuar edhe në të kaluarën e zyrtarëve të avancuar në sistemin e drejtësisë.

Fundamenti

Profesori universitar Mazllum Baraliu, në një prononcim për gazetën “Kosova Sot”, ka thënë se një nga komponentët më të rëndësishëm ndoshta të avancimit të gjyqësorit e konsolidimit të tij, por edhe profesionalizimit të njerëzve që punojnë dhe atyre që do të punojnë aty është pikërisht komponent i shkollimit e aftësimit dhe kualifikimit meritor, profesional, të mirëfilltë, që të jenë njerëz të cilët janë të aftë dhe të përgjegjshëm në marrjen e përgjegjë- sive të tyre dhe në kryerjen e detyrave të tyre të përgjithshme në gjyqësor, detyra këto, siç tha Baraliu, tepër të vështira në zbërthimin e të vërtetës materiale dhe zbatimin e ligjit dhe të së drejtës. Andaj, së këndejmi ai nënvizon se sa më shumë që i kushtohet rëndësi kuadrit të ri, por të bazuar në vlera dhe merita, po ashtu në kualifikime dhe jo në baza të tjera nepotiste, partiake, militante, krahinore, rajonale, farefisnore etj., që ndonjëherë kanë ndodhur në të kaluarën, aq më tepër, sipas tij, “ne do të kemi avancim në zgjidhjen e problemeve në gjyqësor, zvogëlim të lëndëve dhe efikasitet në punë”.

Të shtohet efikasiteti dhe transparenca

Sipas Baraliut, zgjedhja, apo rizgjedhja e kohëve të vona, paradokohshme e kryegjyqtarëve të Gjykatës së Apelit dhe gjykatave themelore, por edhe të disa kryeprokurorëve do të duhej domosdoshmërisht të ketë qenë një procedurë në përputhje me dispozitat ligjore dhe e bazuar në vlera, e merita. “Mendoj që pikërisht ky ndërrim dhe të themi rizgjedhje e njerëzve të rinj pasi kryesisht kanë qenë të njëjtët, por ka edhe të rinj, do t’i obligojë ata që të jenë dukshëm më të përgjegjshëm dhe dukshëm më të përkushtuar, efikas dhe efektivë e transparentë në punën e tyre dhe do të mobilizojnë secili prej tyre gjykatat përkatëse dhe prokuroritë që të jenë në frymën e komponentëve dhe fakteve të përmendura më sipër”, theksoi ai. “Në qoftë se kështu do të veprohet sigurisht se do ta ndihmojnë shumë reformimin dhe avancimin e sistemit gjyqësor, ndërsa në të kundërtën do të vazhdohet me avazin e vjetër ku do të përshkallëzohen problemet, pastaj do të grumbullohen lëndët, do të thellohen vështirësitë dhe sfidat dhe do të ketë sigurisht edhe shumë punë më tepër për të bërë dhe shumë më tepër ndërhyrje nga brenda, nga shoqëria civile dhe institucionet e Kosovës, por edhe ndërhyrje nga jashtë, nga institucionet ndërkombëtare në mënyrë që të mos ndodhë stagnimi, apo përkeqësimi i gjendjes, por avancimi dhe progresi në konsolidimin dhe reformimin e sistemit gjyqësor dhe atij të drejtësisë në Republikën e Kosovës”, është shprehur profesori universitar, Mazllum Baraliu./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.