Hidromorava

Nga e hëna, zgjatet orari i punës në Komunën e Kamenicës

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kamenicë – Komuna e Kamenicës ka marrë vendim për të zgjatur orarin e shërbimeve për shkak të fluksit veror të shtuar të qytetarëve, sidomos të atyre nga diaspora, për t’u pajisur me dokumente të ndryshme personale.

Valon Maliqi drejtor në administratën e përgjithshme thotë se qytetarët e Komunës së Kamenicës dhe ata në diasporë, që nga dita e hënë, 13 korrik 2015, do të kenë kohë tri orë më shumë për të kryer shërbimet e tyre në Komunë.

Komuna ka marrë vendim për të zgjatur orarin e shërbimeve për shkak të fluksit veror të shtuar të qytetarëve, sidomos të atyre nga diaspora, për t’u pajisur me dokumente të ndryshme personale ka sqaruar Maliqi

UBT

Gjatë muajve të verës është eliminuar periudha e pauzës dhe do të punohet non-stop nga ora 08.00 deri në 18.00.

Qendra për Shërbime me Qytetarë punon me orar të zgjatur me katër sektorët e saj: Sektori i Kërkesave, Sektori i Ofiqarisë, Sektori i Tatimit në pronë dhe Arka.

Gjithashtu inkurajojmë të gjithë qytetarët që kanë ndonjë ankesë ndaj shërbimeve që i marrin, ose ndaj shërbyesve civil në komunë, që të paraqesin vërejtjet e tyre qoftë drejtpërdrejt ose me shkrim edhe në kushte anonimiteti përmes kutisë së ankesave që është e vendosur në hyrje të objektit të komunës,me qëllim të rritjes të efikasitetit në kryerjen e shërbimeve dhe marrjen e masave ndaj zyrtarëve që nuk janë në kryerje të detyrës zyrtare thuhet në njoftimin e Valon Maliqit drejtor i Administratës së Përgjithshme./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.