Hidromorava

Arkivi historik transferon dokumentet arkivore në depon e re

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Viti – Kryetari i Komunës Sokol Haliti i shoqëruar edhe nga kryesuesi i Kuvendit Komunal Naim Pira, vizituan sot depon e re të Arkivit Historik që vepron në kuadër të Drejtorisë së Kulturës. Me këtë rast kryetari Haliti, shprehu mirënjohje për punën e dobishme që është bërë në transferimin e dokumentacionit në depon e re e cila i plotëson kushtet për lehtësim të shërbimeve dhe ruajtje të dokumentacionit.

Drejtoresha për Kulturë Rini e Sport Kaltrina Sylejmani, ka falënderuar stafin e saj i cili është aktiv dhe ambicioz në kuptimin e rritjes së cilësisë së shërbimeve dhe u shpreh se dokumentet me kaq vlerë siç janë të Arkivit Historik, meritojnë trajtim të veçantë dhe të duhur, por edhe ruajtje dhe përkujdesje të vazhdueshme deri në ofrimin e kënaqshëm të shërbimit. “Prej ish depos së Arkivit Historik është bartur pjesa më sensitive e materialit arkivor, me vendimin të cilin e ka marrë udhëheqësja e Drejtorisë,. Është bërë një punë e mrekullueshme për neve si zyrtar në këtë sektor por njëkohësisht për lëndën arkivore që tanimë ka një trajtim adekuat” u shpreh Enes Pira, u.d i udhëheqësit të Sektorit të Arkivit Historik.

ARKATANA

Arkivi Historik funksionin si sektor në kuadër të Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, dokumentacioni i së cilës ndër vite ishte përballë me rrezikshmëri për shkak të kushteve aspak të mira të depos së saj./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.