Fundamenti

Gjurmët që nuk e shlyejnë të kaluarën

/ 7 minuta lexim
FIDANISHTJA

Nga Arsim Halili – Bujanoci – Burim i trashëgimisë sonë kulturore dhe natyrore. Këtë analizë po e filloj me një mendim “Rrjedhimisht, të bëhesh pjesë e këtij shpirti të kohës është gjithnjë e më shumë se diçka e zakonshme. (Zeitgeist).

Njeriu i cili në vazhdimësi sjell risi krijuese, që do të mbesin gjurmë të shkruara e të dokumentuara me fakte e faktografi padyshim se është Xhemaludin Salihu.

Ka disa vite që ka filluar angazhime t e tij institucionale në mbrojtje të Trashëgimisë kulturore materiale dhe jo materiale në këtë etnikum shqiptar. Përmes shoqatës për trashëgimi dhe krijimtari kulturore në Preshevë, ka arritur t’i materializoj, disa objektiva: qoftë përmes konferencave shkencore, hulumtimeve në terren dhe botimeve të kësaj natyre. Edhe pse në rrethana jo aq të lehta, duke i ditur kushtet objektive në të cilat jetojmë. Shihen se rezultatet nuk mungojnë.

E gjitha ajo që do të ndalem është analiza e strukturës të njërit prej librave të botuar në vitin e kaluar, gjegjësisht 2014 i titulluar Bujanoci ( Burim i trashëgimisë sonë kulturore dhe natyrore ) autor Xhemaludin Salihu .

Struktura e këtij libri është si vijon: Parathënie nga ana autorit, hyrja, objektet dhe lokalitet arkeologjike , objektet sakarale islame, objektet sakarale të krishtera , objektet e banimit dhe ndërtesa ndihmëse, objektet publike- shoqërore, përmendore lapidarë, pllaka përkujtimore dhe trashëgimia natyrore me gjithsej 244 faqe, botuar nga Shtëpia botuese “Kurore “ Gjilan “ editor Hysen Kqiku.

Duke qenë se në të kaluarën, madje edhe në ditët tona për qëllime krejt grabitqare, gllabërimit të kësaj hapësire shqiptare, pushtet pas pushteti synonin të përvetësonin si pronë kulturore e materiale të tyre. Përpjekja e tyre, gjoja se këtu nuk kanë ekzistuar asgjë nga të parët tanë dardanët.

Për shumë çka ia kanë arritur qëllimit qoftë edhe me dëshmi të fabrikuara, por që në interesin e tyre ishte edhe kjo formë. Si do që të jetë një ekip prej një numri simbolik nga Shoqata për trashëgimi dhe krijimtari kulturore në Preshevë në kryes me Xhemaludin Salihun, iu qasen punës së tyre për t`i evidentuar dhe dokumentuar gjithçka që ka mundur t’i qëndroj dhëmbit të kohës në Bujanoc me vendbanimet tjera , duke përfshirë edhe fshatrat për rreth.

Natyrisht se brenda mundësive të tyre trashëgiminë kulturore materiale dhe jo materiale me gjithë sfondin e pasur kanë has edhe nëvështirësi siç janë : Mungesa e përkujdesit institucional të shumicës prej objekteve qoftë kulturore, qoftë natyrore. Shikuar nga ky prizëm duket se ky ekip ia del për së mbari në shumë çështje fal edhe bashkëpunimit të banorëve të cilët në memorien e tyre kanë të freskëta shumë gjëra . Vlen për tu cituar se gjatë hulumtimit në lokalitet të ndryshme të Bujanocit objektet të evidentuara dhe të dokumentuara me fakto grafi duke përfshirë edhe matjet gjeografike, duke i bërë matjet dhe koordinatat në mënyrën sa më të saktë, qoftë si lokalitete parahistorike, apo edhe ato antike janë: gjithsej dyzetë lokalitete të evidentuar në këtë libër.

Nuk do mend se këtë hapësirë pa diskutim se si në të gjitha hapësirat tjera shqiptare ka ekzistuar dhe ekziston toleranca ndërfetare. Dëshmi e këtij gjenerim social ndër shekuj e vite të dieversiteteve etno- kulture janë edhe ekzistimi i kulteve pavarësisht se cilit besim i takojnë, apo cilit komb. Objektet edhe lokalitetet që janë evidentuar brenda librit në fjalë, si e tillë kjo pasuri kulturore vetëm se ia shton kredon e qytetërimit të lashtë deri në ditët e sotme. Brenda librit në fjalë janë evidentuar pesëdhjetë e një objekte fetare, disa prej tyre ekzistuese: xhamia, kisha , teqe, manastire e disa prej tyre natyrisht dhëmbi i kohës i ka shkatërruar.

Mobi Casa

Gjurmët se në këto lokalitet kanë qenë të banuar nga të parët tanë dardanët mbështet pikërisht nga këto objekte të kultit. Një kujdes të veçantë autori me ekipin e tij padyshim i vë edhe dokumentimi e atyre lokaliteteve ku të parët tanë prehen në përjetësi e që evidentohen tridhjetë lokalitet të varrezave të cilat shumë prej tyre janë edhe qindra vjeçare duke e dëshmuar këtë edhe me shkrim osmano- arab , disa lokalitet të këtyre varrezave janë brenda teqeve të komunitetit bektashianë. Janë evidentuar edhe disa nekropole të ritit krishterë, ose edhe bizantin, kryesisht në tre lokalitet shqiptare aktualisht Tërnoc dhe Bilaç dhe Osllarë.

Një vëmendje të veçantë autori ia kushton edhe arkitekturës së banimit të kësaj hapësire dhe në këtë rast ndalet kryesisht të objektet e banimit familjar dhe objekteve përcjellëse të tyre, të banimit kolektiv ( haneve – bujtinave) , të objekteve të rëndësisë shoqërore etj. Duhet theksuar se autori këtë rast me ekipin tij evidenton jo vetëm objektet të banimit dhe objektet përcjellëse të tyre, vetëm të popullatës shqiptare por edhe serbe, qoftë në vendbanime me ato vendbanime me popullatë heterogjene, apo edhe homogjene. Janë gjithsejtë njëzetë e katër objekte të banimit dhe objekteve përcjellëse. Ajo që duhet theksuar të gjitha këtë evidentime të këtyre objekteve janë mbi një qind vjet , disa të mbrojtura me ligj e disa të pambrojtura .

Objektet e rëndësisë shoqërore ( objekte komunale, shkolla te reja e të vjetra, mejtepe , objekte doganore dhe hane janë evidentuara gjithsejtë pesëmbëdhjetë të kësaj kategorie. Duke qenë se dikur edhe buka edhe uji siguroheshin në forma klasike, megjithatë sot ato objekte si mullinjtë me ujë dhe çezmat disa janë funksionale e disa kanë mbet dekor natyror, autori për të tilla objektet shkon cep më cep të kësaj komune për të t’i evidentuar dhe për të treguar atë pjesë historike të këtyre mullinjve në këtë libër janë gjithsejtë njëzetë e shtatë mullinj klasik me ujë dhe dhjetë çezma e puse uji të një kohe relativisht disa vjeçare.

Ajo që mbetet pjesë e historisë, pa dyshim janë edhe lapidarët dhe pllakat dhe në këtë rast edhe Bujanoci me rrethinë dëshmon se edhe në këtë anë u bë përpjekje për liri, sidomos fundshekullin e kaluar dhe fillim shekullin e tanishëm.

Andaj për të gjithë lexuesit e këtij libri autori tregon se ku ndodhen ato vend ngjarje që u ngritën me respekt për të rënët lapidarë dhe pllaka përkujtimore.

Të tilla ngjarje do të kujtohen edhe shumë breza pas nesh. Autori i evidenton në këtë libër katërmbëdhjetë objekte të kësaj natyre. Ndonëse shumë kush edhe mund të mos e kuptoj drejt rëndësinë që gjenerojnë objektet e ndryshme natyrore, megjithatë ata i qëndruan stuhive edhe natyrore, politike, sociale edhe kur u braktisën vendet qëndruan vertikal përballë çdo stuhie, siç janë lisat me peshë qindra vjeçare.

Shumë prej tyre u ofrohen edhe mileniumit të parë siç thuhet në këtë libër për lisat e Turisë, rreth nëntëqind vjeçar.

Si të tilla objekte të trashgëmisë natyre autori brenda këtij libri ka evidentuar njëzet lisa por edhe vendet ku edhe gjenden të tillë gjigantë në këtë hapësirë. Nga sa u pa në gjithë këtë analizë përmbajtjesore të këtij libri Bujanoci – burim i trashëgimisë kulturore dhe natyrore, na jep të kuptojmë, se lexuesi ka arsye të njihet me këtë lokalitet, të mësoj atë që nuk e ka ditur deri në momentet kur e lexon këtë libër,pse jo edhe të shtohet interesim për të vizituar qoftë për ndonjë mision të kësaj natyre, apo edhe ndonjë relaksim shpirtëror./rajonipress/