HW

Kryetari i Bujanocit: Veç presioni ndërkombëtar mund të sjellë rezultate konkrete në Luginë

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Kryetari i Bujanocit, Arbër Pajaziti, ka reaguar pas diskutimeve në Komitetin për Politikë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve në ShBA, pasi amerikanët janë në dijeni edhe të zhvillimeve në Luginën e Preshevës, sidomos rreth pasivizmit të adresave të shqiptarëve.

Pajaziti e quajti lajm të mirë faktin që ky problem po trajtohet në nivel të lartë amerikan, ndonëse, sipas tij, reagimi ka ardhur shumë vonë.

Ai theksoi se deri tani janë pasivizuar rreth 8 mijë adresa të shqiptarëve, duke ngritur shqetësimin se çfarë do të ndodhë me ta në të ardhmen.

United Hospital

“Dhe çka do të ndodhë në të ardhmen për këta shqiptarë? Dhe se nëse nuk kthehet gjendja para vitit 2010-të, edhe nëse ndalet pasivizimi nuk mund të jemi të kënaqur. Edhe ashtu një ditë pasivizimi do të ndalet, pasi që populli shqiptarë nuk pasivizohet”, deklaroi Pajaziti.

Ai më tej theksoi se vetëm presioni ndërkombëtar mund të sjellë rezultate konkrete sa i përket të drejtave të shqiptarëve në Luginë.

“Shqiptarët kanë pasur shpresa që qeveria aktuale, apo ish-qeveria ka kërkuar shumë herë reciprocitet dhe kemi qenë të bindur se kjo do të ndodhë, por këtë nuk e kemi parë deri tash. Nuk u pranua as nga BE dhe as nga Serbia çështja e Luginës, jemi vonë në disa aspekte, mirëpo nuk humbim shpresën po punojmë çdo ditë me faktorin ndërkombëtar, shumë e rëndësishme ndihma e Kosovës dhe Shqipërisë në forume ndërkombëtare. Vetëm presioni ndërkombëtar mund të sjellë rezultate konkrete sa i përket të drejtave të shqiptarëve në Luginë”, tha ai./klankosova/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.