Loti lumin nuk e ndal
Poezi nga Fehmi Qerimi.
Në Helveticae seç rrjedh loti
shkrirë në dy rrafshe prehet moti
Gjumi vjen por nuk të merr
histori makabre ky ankthi i vjetër
As ta përshkruash s’mundesh vetë
dora të dridhet hiç s’të punon
E huaja vjen e të bëhet njerkë
s’e di nesër as nëna ku të ka mbetur
Në këtë lumë ku jemi zhytur
kërkojmë bregun faqendritur

