UBT

Edhe qindra mijëra euro mundësi bursash për studentët e UBT-së

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Studentëve të UBT-së u shtohet edhe një mundësi e re, krahas shumë mundësive për bursa e mobilitetet në institucionet më prestigjioze akademike botërore.
Së fundi, është konfirmuar se, në kuadër të Programit “Erasmus+ Global Mobility and Knowledge Alliances”, studentët e UBT-së mund të përfitojnë bursa në universitetet e Norvegjisë, në vlerë prej qindra mijëra euro.

Programi “Erasmus+ Global Mobility and Knowledge Alliances” ofron mobilitetin e stafit dhe të studentëve mes UBT-së dhe universiteteve nga Norvegjia, një mundësi unike që ofrohet bazuar në marrëveshjet e bashkëpunimit ndërkombëtar, fushë në të cilën UBT është prijatare në vend dhe në rajon, duke krijuar mundësi unike për studentët e tij.

Ky program është vazhdimësi e programit “Erasmus Mundus” të BE-së, që ka për qëllim shkëmbimin e njohurive dhe përvojave mes studentëve dhe stafit të institucioneve akademike. UBT në vazhdimësi ka qenë pjesë e këtyre iniciativave evropiane dhe deri tash një numër i madh i studentëve dhe stafit akademik ka përfituar nga eksperiencat akademike më pozitive.

Kjo ka ndikuar që stafi dhe studentët e UBT-së të jenë të krahasueshëm me kolegët e tyre në universitetet partnere evropiane, që i ka bërë ata të dallueshëm dhe u ka mundësuar të jenë shumë të kërkuar në tregun e punës në Kosovë.

Mobi Casa

Po në kuadër të këtij programi, UBT pret që shumë shpejt për studentët e tij të sigurojë bursa për mundësi vazhdimi të studimeve edhe në universitetet partnere në shtete të tjera.

Përveç kësaj, një nga universitetet partnere të UBT-së, Universiteti “Gjøvik” në Norvegji ka paralajmëruar vazhdimin e bashkëpunimit edhe në projektin AEP (Programi për Shkëmbime Akademike), duke konfirmuar se bashkëpunimi paraprak me UBT-në ka qenë frytdhënës dhe i dobishëm për të dy institucionet akademike.

Përmes këtyre shkëmbimeve akademike, UBT mëton të harmonizojë hapat dhe të gjenerojë dije të reja e të ofrojë mundësi të reja dhe unike për studentët dhe stafin./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.