Eko Higjiena

Studentë të UBT-së në punëtorinë “Cyber Security Exercises” në Pragë të Çekisë

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Një numër studentësh të UBT-së kanë marrë pjesë në punëtorinë “Cyber Security Exercises”, organizuar në Pragë të Çekisë më 29 dhe 30 qershor. Punëtoria është organizuar në kuadër të projektit transregjional të financuar nga Komisioni Evropian “Enhancing Cyber Security”, përfitues të të cilit janë Republika e Kosovës, ajo e Maqedonisë dhe ajo e Moldavisë.

Njëri nga studentët e UBT-së, pjesëmarrës në punëtori, Atdhe Buja theksoi se punëtoria është shumë e rëndësishme për përballjen e trajtimin më tutje të sulmeve kibernetike si Network forensics, Phishing attack dhe Large scale incident handling.

Uji Dea

Vlen të theksohet se nga pjesëmarrësit nga Kosova shumica ishin studentë të UBT-së.

Pas punëtorisë, studentët dhe gjithë pjesëmarrësit nga Kosova në këtë punëtori vizituan Ambasadën e Republikës së Kosovës në Pragë, ku u pritën nga diplomati Adriatik Kryeziu dhe u njohën më shumë për punën që bën Ambasada e Kosovës në këtë shtet./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.