FIDANISHTJA

Auditorët në Ministrinë e Kulturës gjejnë kontrata, pagesa e avancime të jashtëligjshme

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ministria e Kulturës ka lidhur kontrata të jashtëligjshme, ka paguar nëpunës, me gjithë mungesën në punë, ka avancuar stafin në kundërshtim me rregulloret, e ka shpenzuar mjetet e subvencioneve për printime e furnizim me material shpenzues.

Këto janë vetëm disa prej shkeljeve që ka gjetur Zyra e Auditorit të Përgjithshëm për institucionin më të lartë kulturor në vend. Në raportin e auditimit për pasqyrat financiare për vitin 2014, ZAP-i në këtë institucion ka gjetur 24 shkelje. Veç tjerash, Ministria e Kulturës, Rinisë e Sportit ka marrë vërejtje edhe për avancat e paarsyetuara nga përfituesit, për furnizimin e automjeteve private të punonjësve me buxhet të shtetit, për tërheqje mjetesh pa arsyetim e të tjera.

Gjatë vitit që lamë pas MKRS-ja, e udhëhequr nga kabineti i ish-ministrit Memli Krasniqi, ka shpenzuar 85 për qind të buxhetit total. Institucionit, i cili çdo fillmvit ankohet për buxhetin e ulët, i kanë mbetur hiç më pak se 3 milionë euro suficit.
Për investime kapitale MKRS-ja kishte realizuar vetëm 70 për qind të buxhetit. Siç shkruhet në raportin e ZAP-it, ndër shkaqet kryesore për këtë nënshpenzim ishin mosimplementimi i disa projekteve të planifikuara dhe vonesat në procedurat e prokurimit.
“Planifikimi i buxhetit për investimet kapitale nuk ishte bërë në bazë të vlerësimeve reale ose trendit nga vitet paraprake, gjë që ka ndikuar në nivelin e ulët të realizimit (70%).

UBT

Këtë e dëshmon suficiti prej 3.700.000 eurosh. Trendi më i madh i shpenzimit vërehet në dymujorin e fundit të vitit, përderisa 1.081.294€ janë paguar për faturat e papaguara nga viti 2013”, shkruhet në raport. Sipas ZAP-it, këto kanë ndodhur ngase mungonte një politikë e duhur për ekzekutimin e pagesave dhe vonesave e ndërprerjeve të punimeve nga operatorët ekonomikë. Në këtë raport MKRS-ja ka marrë vërejtje edhe për mungesën e raportimit për të hyrat e realizuara.

http://koha.net/?id=4&l=65216

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.