Hidromorava

Po i rikthehet jeta Gollakut

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Po bien fyelli e çiftelia – N’ këngë e n’ gaz është ngritë malësia ! Po i rikthehet jeta Gollakut – Që der’ sot s’i duel kush hakut !

Me xhan t’ shpirtit , tinguj t’ loçkës –
Po ia këndoj një këngë Lisockës !
Prej Hogoshtit rrugë asfalti –
Që ka vlerën porsi mjalti !

Nëpër fshatra të malësisë –
Rrugë të reja sot janë nisë ,
N’ Gjyrishec e nëpër Sfircë ,
Drejt kufirit të Kapisë …

Fort janë gëzua Zhujë e Shahiq –
Që der’ sot s’kanë pas rrugë hiq !
Motra e vëllezër ngrehin gotën –
Rruga e re i bashkon me botën !

Eco Higjiena

Rrugët e fshatrave t’ Kamenicës –
Bashkojnë fshatrat e Jabllanicës !…
Motra e vëllezër prej Prishtinës –
Do t’ shkojmë bashkë në Banjë t’ Sijarinës !

Fort janë gëzua fshatrat rurale –
Do t’ rikthehet jeta n’ këto male !
Blegtoria e bujqësia –
Do t’ kthehen me qejf njerëzia !

Që nga Tepja e n’ maje Kike –
Do t’ jetë zona turistike !
Dushku i malit fleta – fleta ,
Në Gollak do t’ lulëzojë jeta !

Gjilan, më 22.06.2015 . Demir Krasniqi

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.