UBT

Universiteti i Gjilanit shpall konkurs për pranimin e studentëve të rinj

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Universiteti I Gjilanit “Kadri Zeka”, në vitin e parë të studimeve, në afatin e parë të konkursit për vitin akademik 2015-2016 të studimeve themelore – bachelor, do të regjistrojë 1530 studentë, prej të cilëve 1350 studentë të rregullt dhe 180 studentë me korrespondencë.

Nga numri i përgjithshëm si më sipër, Universiteti do të regjistrojë 14 studentë të rregullt nga Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi si dhe 250 studentë nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, si dhe 35 studentë nga komunitetet jo-shumicë: boshnjakë, turq, romë, ashkali, egjiptianë dhe të tjerë.

Për ta lehtësuar aplikimin Administrata e Universitetit “Kadri Zeka” do të punojë edhe të shtunave. Për regjistrimin e studentëve në vitin e parë të studimeve afatet e konkursit janë si vijon: Paraqitja e dokumenteve zgjat prej datës 06.07.2015 deri më 13.07.2015 (Dokumentacioni mund të dorëzohet edhe të shtunave)

UBT

Provim pranues do të ketë në të gjitha njësitë akademike (fakultete)
Shpallja e listave të kandidatëve për provim, salla dhe ora e mbajtjes se provimit pranues do të publikohen më 18.07.2015, ueb faqen e Universitetit.

Provimi pranues do të mbahet më 20-21 .07.2015. Shpallja e rezultateve preliminare të provimit pranues do të bëhet më 22.07.2015.

Të gjithë kandidatët të cilët i nënshtrohen provimit pranues duhet ta kenë me vete dokumentin e identifikimit dhe fletë konfirmimin e lëshuar me rastin e aplikimit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.