ARKATANA

Shtrëngohen kriteret për studim në UP

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kandidatët për studentë në Universitetin e Prishtinës (UP) “Hasan Prishtina” do të përballen me kritere të reja për të fituar të drejtën e studimeve në këtë Universitet.

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe e Teknologjisë së Kosovës i ka propozuar Rektoratit të UP-së ndryshim të kritereve për pranimin e studentëve të rinj në studime. Disa prej tyre rrisin numrin e poenëve që një kandidat duhet të kalojë për regjistrim në UP. Për dallim nga vitet e mëparshme kur disa fakultete pranonin studentë vetëm në bazë të rezultateve të Testit të Maturës pa iu nënshtruar fare provimit pranues, sivjet do të mbajnë provim për kandidatët për titullin student.

Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, ka thënë për “Zërin” se për dallim nga vitet e kaluara këtë vit do të aplikohet provimi pranues për pranim të studentëve të rinj në të gjitha njësitë akademike të UP-së. Ky kriter, sipas Bajramit, do të vlejë për të gjithë kandidatët të cilët aplikojnë në kuadër të konkursit për pranimin e studentëve të rinj për vitin akademik 2015/16 në Universitetin e Prishtinës (UP).

Uji Dea

“Jemi në koordinim me Rektoratin e UP-së dhe ende jemi në fazën e pranimit të propozimeve nga njësitë akademike për numrin e studentëve”, tha ai.

Pas kësaj, ministri ka thënë se do të jepen sugjerimet dhe miratimet e MASHT-it për pranimin e studentëve të rinj, gjithnjë sipas tij, duke synuar një orientim më të madh në shkencat ekzakte. “Gjithsesi, kjo do të bëhet konform kapaciteteve kadrovike dhe infrastrukturore që kemi në njësitë akademike në UP”. Bajrami ka thënë se po ashtu do të rritet pragu i kalueshmërisë së provimit pranues për pranim të studentëve të rinj në vitin akademik 2015/16./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.