Qershori
Dalëngadalë, Muaji qershor, Përgatit Pushim vjetor!
Për lamtumirë
Do t’na gostitë,
Degëve ka
Gati qershitë!
Sjell nxehtësinë
Për kalitje,
T’jemi gati
Për rrezitje!
Na ofron
Dhe libra plot,
Kush s’lexon,
S’kënaqet dot.
Edhe ky qershor
Do t’ikë si i pari
Dikush në bregdet
Disa skaj një mali.
Rrezet kur dielli
I lëshon mbi rrokulli
I rrezit fëmijët
Dhe skuq çdo qershi.
Ramadan Mehmeti


