Rita Ora fiton 1.2 milion funte me vetëm një këngë
Këngëtarja me prejardhje shqiptare, Rita Ora, është njëra prej yjeve që fiton më së shumti në tregun e muzikës.
24-vjeçarja besohet se ka fituar 1.2 milion funte prej muajit mars e deri në dhjetor të vitit 2013. Këtë shifër e fitoi me reklamat për Calvin Klein, DKNY, Rimmelin, Adidasin dhe Material Girl.
Një vit më pas ajo fitoi 1.8 milionë funte, mbi 600 mijë funte më shumë sesa vitin paraprak.
Por Daily Mail raporton se Rita në vitin 2012, siguroi të ardhura deri në 1.2 milionë me lansimin e vetëm një kënge, atë “I Will Never Let You Down”.


