Fundamenti

Bebe Rexha: Jam fokusuar te karriera dhe jo te meshkujt

/ 2 minuta lexim
HW

Bebe Rexha ka folur me humor dhe sinqeritet për jetën e saj sentimentale, duke treguar se aktualisht nuk është në kërkim të një lidhjeje, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Gjatë një interviste për emisionin “E! The Rundown”, këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare u pyet për “aplikimin” viral që kishte hapur disa muaj më parë në X, ish-Twitter, për personat e interesuar të dilnin me të.

Rexha shpjegoi se ideja kishte ardhur pas mesazheve të shumta që merrte në rrjete sociale, por shtoi se angazhimet profesionale ia bëjnë të vështirë të krijojë hapësirë për takime.

“Kam pasur shumë njerëz që më shkruanin në DM, por sinqerisht kam qenë kaq e zënë duke punuar. Kur do të dal në takim?”, u shpreh ajo.

Mobi Casa

Artistja tha me humor se çdo takim i mundshëm do të duhej të përshtatej me axhendën e saj të ngarkuar, mes intervistave, studios muzikore dhe koncerteve, gjë që sipas saj nuk do të ishte një mënyrë normale për të njohur dikë.

“Hapëm periudhën e aplikimit vetëm për një copëz kohe dhe pastaj e mbyllëm menjëherë”, tha Rexha, duke lënë të kuptohet se për momentin prioriteti i saj mbetet karriera.

Në fund, këngëtarja theksoi se ritmi i saj i punës ka qenë intensiv dhe se ka vendosur ta përqendrojë energjinë te projektet profesionale.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.