FIDANISHTJA

Haradinaj vazhdon të flasë kundër Gjykatës: Duhet t’u bëjmë ballë padrejtësive

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Kreu i AAK’së Ramush Haradinaj, ka thënë se në mbledhjen e Qeverisë e cila është mbajtur sot do të ishte më e dobishme sikur të diskutohej për krijimin e vendeve të punës për qytetarët.

Ai ka thënë se derisa dikush i kryen punët tona duke aluduar në ndërkombëtarët, ne kurrë s’do të aftësohemi vet.

Sipas tij, për shqiptarët ka ende padrejtësi dhe ne duhet tu bëjmë ballë atyre.

ARKATANA

Haradinaj në një aktivitet partiak, ka folur edhe për ndalimin e tij në Slloveni, e ka cilësuar si rastin më brutal deri më tani, njofton Klan.

Sipas tij, shqiptarët kanë dhënë kontribut për pavarësinë e Sllovenisë.

Veprimtarinë e shqiptarëve për ndarjen e Federatës Jugosllave, Haradinaj e ka cilësuar si kancer në ish-Jugosllavi.