Fundamenti

Zyrtarët e lartë të EULEX-it ndërhyjnë në punën e gjyqtares

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Kryetari i Asamblesë së Gjyqtarëve të EULEX-it, Malcolm Simmons, në bashkëpunim me prokurorë të këtij misioni, i ka ndërhyrë në punë gjyqtares Anna Adamska-Galant, duke ia anuluar një urdhër të saj, shkruan sot Koha Ditore.

Gjyqtarja Adamska-Galant është kryetare e trupit gjykues në rastin e Naser Kelmendit. Ajo kishte urdhëruar transferimin e Kelmendit nga Burgu i Sigurisë së Lartë në Burgun e Dubravës, për shkaqe shëndetësore. Në Burgun e Sigurisë së Lartë nuk ka mjek 24 orë, derisa në Dubravë ka spital. Ai ka probleme shëndetësore me zemër. Transferimi është bërë për interesin e Kelmendit.

Hidromorava

Duke u thirrur në interes po të Kelmendit, dy ditë më vonë ky urdhër është anuluar me ndërhyrjen e zyrtarëve të lartë të EULEX-it. Iniciativa për anulim është bërë nga prokurorët e EULEX-it dhe është orkestruar nga kryetari i Asamblesë së Gjyqtarëve, Malcolm Simmons.

http://koha.net/?id=27&l=63771