UBT

Rrustemi: MKRS e diskriminoi shtëpinë botuese “Beqir Musliu” dhe Ars Clubin “Beqir Musliu”

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Tash sa e pashë Listën për përkrahjen e botimit të librit nga ana e MKRS…Thjeshtë, u habita dhe nuk ju besova syve kur prej katër dorëshkrimeve nuk është marrë asnjë për t’u financuar ka shkruar i revoltuar Sabit Rrustemi.

Njëjtë si në vitin 2014 …
Edhe te përkrahja e revistave, është refuzuar sërish AGMIA … si në vitin 2014 …. a deri tash i kemi nxjerrur 16 numra dhe, po ta krahasosh nivelin e saj me revistat që janë financuar vite me radhë nga kjo MKRS, lëre që nuk është nën nivelin e tyre, por disa edhe i lë mbrapa për nga niveli.

Ndërsa te blerja e librave, prej 17 titujve të ofertuar, qenkan zgjedhur vetëm dy tituj dhe atë, nga 50 ekzemplarë dhe, botimet që kanë qenë me çmime më të lira …
Nuk di si ta kuptoj e shpjegoj këtë ndëshkim kaq të vrazhdë që i bëhet Shtëpisë Botuese “BEQIR MUSLIU” … ?

UBT

Nëse ka të bëj me reagimin tim rreth Çmimeve Vjetore, ka qenë reagim i drejtë për të cilin është dashur të falënderohem sepse nuk i ka bërë nder MKRS që prej 22 a 23 veprave të dërguara ( prej qindrash sosh të botuara në vitin 2014 )i ka dhënë 6 Çmime Vjetore për kinse librat më të mirë… dhe ai reagim ishte për mungesë të duhur njoftimi për t’ konkurruar.

Po, le të mbesin në ndërgjegjen e atyre që e kanë diskriminuar kaq në mënyrë të paskrupullt SHB “Beqir Musliu” si dhe Ars Clubin “Beqir Musliu” ka shkjrtuar në fb Sabit Rrustemi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.