FIDANISHTJA

Veseli: Të dalim faqebardhë, ta votojmë Specialen

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, mori pjesë dhe mbajti një fjalë rasti në Konferencën e Tretë të Ambasadorëve të Republikës së Kosovës, që u mbajt sot në ambientet e Qeverisë, në të cilën ishin të pranishëm edhe presidentja Atifete Jahjaga dhe zv/kryeministri, njëherësh ministër i jashtëm, Hashim Thaçi, si dhe bartës të tjerë të përgjegjësive shtetërore.

Në fjalën e tij para të pranishmëve, kryeparlamentari Veseli, bëri një elaborim të zhvillimeve aktuale në Kosovë, duke i vlerësuar ato si mjaft komplekse dhe të vështira, si në konsolidimin e brendshëm, ashtu edhe të forcimit të subjektivitetit ndërkombëtar. Kryetari Veseli tha se konsolidimi i shtetit dhe përparimi në proceset integruese, varen nga një faktor themelor – zhvillimi ekonomik. Prandaj, shtoi z. Veseli, është urgjente që ekonomia të kthehet në fokusin kryesor dhe agjendën kryesore të veprimeve dhe angazhimeve institucionale dhe shoqërore të Kosovës.

Gjatë fjalës së tij para ambasadorëve, kryeparlamentari Veseli e konsideroi themelimin e Gjykatës Speciale si një sfidë tjetër të vështirë, me të cilën është duke u përballur vendi ynë në javët dhe muajt e fundit.

ARKATANA

Kreu i Kuvendit theksoi se Kosova duhet ta tejkalojë këtë sfidë me racionalitet dhe pjekuri politike e historike, dhe nuk bën assesi që të dalë e humbur nga kjo sfidë.

“Kosova duhet të dalë e fituar dhe faqebardhë. Që kjo të ndodhë, ne duhet të ngrihemi mbi emocionet tona individuale dhe të veprojmë me arsyen shtetërore. Në të njëjtën kohë, na duhet të ruajmë të palënduar partneritetin me botën perëndimore, me të cilën i kemi arritur të gjitha sukseset historike të Kosovës, çlirimin, pavarësinë, konsolidimin e shtetit. Përveç këtij partneriteti, ne nuk kemi rrugë tjetër të ecjes përpara. Vizioni euro-atlantik është zgjedhja jonë finale”, tha ndër të tjera në fjalën e tij kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.