Si po prishet kënga shqipe
N’ trojet tona mbarëkombëtare –Mbushë këngëtarë edhe këngëtare, Që me këngë s’kanë lidhje fare, Por, këndojnë ma shumë për pare !…
Ata s’ çajnë kokën për vlera –
Veç me i kapë diqysh kamera !
Veç me dalë n’ televizione –
Me shitë mend e iluzione !
Ca këngëtarë pa fije kripe –
Po na i prishin këngët shqipe !
Këngëve tradicionale –
Po u japin ngjyra banale !
Ua ndërrojnë tekstet dhe burimin ,
Meloditë, ritmet , kuptimin !…
Me to dalin n’ festivale ,
I publikojnë në shumë kanale !…
Gjëmë po banë televizori –
Këto këngë këqyren prej zori ,
Iu mungon krejt redaktori ,
Koreografi e regjisori !…
Për këto këngë kur bahen spotet –
Grup valltarësh shihen si koten !
Disa tjerë nisin t’ përkunden ,
Ca përgjumen , ca kruajnë hundën !…
Ca valltare luftojnë krizat –
Këngëtarëve ua presin mizat !
Ca shamitë i sallaisin –
Këngëtarët i flladisin !…
Këta valltarë duhet t’ studiohen –
Vallëzojnë këngë që nuk vallëzohën ?!
Ndërsa këngët që vallëzohën –
Nga valltaret po injorohen ?!
Ca këngëtarë janë çaraveshë –
Qeshën n’ këngë – kur s’ duhet qeshë ?!
Këngëve t’ vajit e t’ pikëllimit –
U japin pamje t’ gëzimit ?!
Këngëve t’ dasmës e t’ gëzimit –
U japin pamje t’ pikëllimit ?!
Rreth tangarit , rreth gjyveçi –
Burrat këndojnë këngë konagjeçi ?!
Burrat këndojnë këngë nusërie ,
Femrat këndojnë këngë burrërie ?!
Burrat këndojnë këngët rreth gurrave ,
Femrat këndojnë në odë të burrave ?!
Femrat këndojnë edhe vallëzojnë –
Pjesët e trupit i reklamojnë !
Burrat haptas i ngacmojnë –
Para kamerave i pickojnë ?!…/rajonipress/
Gjilan, më 12.06.2015. Demir Krasniqi


