Mobi Casa

Janjiq: Vuçiq e Mustafa s’kanë nga t’ia mbajnë pa marrëveshje

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Asnjëra palë nuk guxon të rrezikojë, të dalë nga dialogu Beograd- Prishtinë, përkatësisht të ndërpresë bisedimet në Bruksel, konsideron analisti politik Dushan Janjiq, nga Forumi për marrëdhënie etnike duket theksuar se të dy palët duhet të pranojnë kompromisin dhe të “gëlltisin” disa formulime.

Janjiq para fillimit të rundit të ri të dialogut Beograd- Prishtinë, që do të nisë nesër, më 23 qershor, ka thënë se duhet të merren disa vendime që janë shtyrë, duhet të bëhen kthesa, madje edhe për atë që po zvarritet nga vitit 2013, sidomos në telekomunikacion.

“Natyrisht se në kuptimin politik më i rëndësishmi është Asociacioni serb i komunave, e ai është para së gjithash i vështirë për Kosovën. Dhe ajo duhet të vendosë për këtë”, ka thënë Janjiq.

Duke besuar se beson se marrëveshja është aty, ai, siç transmeton Koha.net, ka theksuar se Serbia ka plotësuar kushtin e vet dhe e ka prezantuar statutin e komunave dhe tani mbetet të bëhet plani aksional për t’u përcaktuar dinamika sipas së cilës ai do të realizohet.

Në pyetjen se sa është reale të pritet arritja e marrëveshja për Asociacionin të Komunave Serbe, ai mendon se asnjëra palë nuk guxon të rrezikojë, në këtë rast Kosova, ndërprerjen e bisedimeve dhe largimin nga dialogu.

Uji Dea

Sipas tij, Asociacioni… është masë, e të gjitha të tjerat janë politiko-teknike dhe se janë afër zgjidhjes.

“Mendoj se asnjëra palë nuk do t’i eksponohet rrezikut, të jem më i saktë dhe të futem në parashikim, mendoj se më 23, e ndoshta edhe më 24 qershor, sepse kjo do të zgjasë shumë dhe do të ketë senduiçë e ujë e ndoshta edhe shtrirje në dysheme, që në ndonjërën nga këto ditë të përfundojë e gjithë ajo që quhet parakusht për hapjen e kapitullit 35”, konsideron Janjiq.

Në pyetjen nëse ky raund është i vështirë për shkak të presioneve, Janjiq ka thënë se janë problemet ato që vetiu bëjnë presion.

“Mendoj se duhet të fokusohemi në 23 qershorin sepse kjo është më e rëndësishmja. Kur kjo të zgjidhet, do të jenë të lehta bisedat edhe me Angelom Merkelin, do të ketë më pak fjalë a duhet shkuar apo jo në Srebrenicë. Aktualisht çelës i stabiliteti në rajon janë marrëdhëniet ndërmjet Prishtinës e Beogradit”, ka thënë Janjiq.

http://koha.net/?id=27&l=63169

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.