Uji Dea

Në harresë e indiferencë

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Nga Lumir Abdixhiku – Rasti i Sllovenisë është produkt tipik i neglizhencës dhe harresës që Kosova ka ndërtuar me jashtë tash e gjashtëmbëdhjetë vjet rresht. Të zënë e të dhënë mbas banesave, zaptimeve, tenderëve, mashtrimeve, madje dhe selfieve me ta, ne kemi qëndruar indiferentë përballë angazhimit insistues të Serbisë kundër nesh – derisa u ndërruan rolet në tërësi; agresori u bë persekutues, e viktima i persekutuar.

-1-

FIDANISHTJA

Nuk e kuptoj për çfarë, nuk e kuptoj pse, një vend evropian si Sllovenia duhet t’i bëjë asistencë një fletarrestimi të lëshuar nga një qeveri që sheh gjithë përpjekjen e Kosovës si kriminale; vazhdimësi e politikës së Milosheviq