Testet nëpër “Facebook”, KQSHM mburret me sukses
Edhe pse u dëshmua me fakte se në rrjetin social “Facebook” sërish janë shpërndarë teste të provimit, në konferencën e mbajtur për media, pas përfundimit të provimit të maturës, zyrtarë të KQSHM-së kanë theksuar se provimi është organizuar dhe është administruar mirë, madje edhe më mirë se në pjesën e parë.
Rreth 33 mijë maturantë kosovarë i janë nënshtruar të shtunën pjesës së dytë të provimit shtetëror të maturës me shumë parregullsi, kopjime, shpërndarje të testeve etj.
Ndërkohë që Komisioni Qendror Shtetëror i Maturës (KQSHM), e ka vlerësuar të suksesshëm administrimin e procesit të këtij provimi që është mbajtur në gjithë vendin.
Edhe pse u dëshmua me fakte se në rrjetin social “Facebook” sërish janë shpërndarë teste të provimit, në konferencën e mbajtur për media, pas përfundimit të provimit të maturës, zyrtarë të KQSHM-së kanë theksuar se provimi është organizuar dhe është administruar mirë, madje edhe më mirë se në pjesën e parë.
Kryetari i këtij Komisioni, Azem Guri, ka thënë se i tërë procesi ka shkuar sipas planit dinamik.
Guri ka thënë se janë raportuar disa parregullsi të vogla dhe të pakta në numër, të cilat nuk e dëmtojnë procesin./zeri/


