Haliti: Gjykata Speciale do të bëhet, në PDK s’ka zë kundër
Numri dy i PDK-së dhe i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, në profilin e tij në Facebook ka përsëritur deklaratën që e ka dhënë pas mbledhjes së Kryesisë së partisë, që ishte mbledhur për të unifikuar qëndrimin ndaj votimit të Speciales.
Ky është statusi i plotë i Halitit:
S’ka zë kundër themelimit të Speciales. Në Kryesi të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), nuk ka asnjë zë kundër themelimit të Gjykatës Speciale.
Po përpiqemi të kemi një konsensus të mundshëm nga të gjitha deputetët për votimin pro speciales. PDK-ja e ka parasysh se kjo gjykatë do të themelohet.


