United Hospital

67 maturantëve u ndalohet të hyjnë në pjesën e dytë të testit të maturës

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Drejtoritë komunale të arsimit kanë marrë të premten një listë me emrat e 67 maturantëve, të cilëve duhet t’ua ndalojnë hyrjen në pjesën e dytë të testit të maturës, që do të mbahet sot.

Burime të “Kohës Ditore” bëjnë të ditur se lista u është dërguar nga Ministria e Arsimit, bashkë me urdhëresën që të organizohen në nivel të komunave dhe shkollave prej të cilave vijnë nxënësit, që ata të mos lejohen për t’iu nënshtruar pjesës së dytë të testit të maturës, pasi që ata janë identifikuar se kanë kopjuar në test, apo kanë ndihmuar të tjerët që të kopjojnë dhe mashtrojnë me rezultat.

Informatën e ka konfirmuar për gazetën Azem Guri, këshilltar i ministrit të Arsimit, Arsim Bajrami.

Uji Dea

Në letrën që MASHT-i ua ka dërguar DKA-ve, të cilën e ka gazeta, thuhet se DKA-të e kanë listën dhe kodet e komunave dhe janë të obliguara që t’i ndalojnë këta maturantë të hyjnë në provimin e maturës për shkak të komunikimeve në rrjetet sociale rreth testit të maturës

http://koha.net/?id=27&l=62835

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.