Jacobson ripërsëritë: Gjykata Speciale duhet të themelohet
Ambasadorja amerikane në Kosovë Tracey Ann Jacobson ka përsëritur edhe njëherë se Gjykata Speciale duhet të themelohet sa më parë. Ajo ka thënë se kjo gjykata duhet të behët ose nga kosovarët ose nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së.
Diplomatja Amerikane ka thënë se nëse themelimin e saj nuk e banë Kosova atëherë SHBA nuk do të pengojë krijimin e saj në KS të OKB’së.
“Ne ketë e kemi bërë te qartë edhe më herët. Por tani e përsëris edhe njëherë. Qëndrimi i Amerikës është i qartë. Kjo Gjykata duhet te themelohet qoftë nga kosovarët apo Këshilli i Sigurimit i OKB’së”, ka thënë ajo.


