HW

Ferat Shala: PDK-ja nuk do të hyjë në koalicion me Vetëvendosjen, i ka sjellë dëme Kosovës

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Pas dekretimit të Albin Kurtit nga Presidentja Vjosa Osmani si mandatar për formimin e Qeverisë së re, Partia Demokratike e Kosovës ka mohuar çdo mundësi bashkëpunimi me Lëvizjen Vetëvendosje.

Deputeti i kësaj partie, Ferat Shala ka deklaruar për Front Online se Partia Demokratike e Kosovës as nuk ka pasur ide, as qëllim e as kurrfarë aktiviteti në lidhje me ndonjë koalicion, duke shtuar se qëndrimet e partisë janë të qarta.

“As nuk ka pasur ide, as qëllim as kurrfarë aktiviteti në lidhje me këtë, qëndrimet e Partisë Demokratike janë të njohura nuk kemi asnjë lloj koalicioni, as nuk planifikojmë me Lëvizjen Vetëvendosje”, tha ai.

United Hospital

Shala tha se partia nuk ka ndërmend të bashkëpunojë me Lëvizjen Vetëvendosje dhe nuk do të marrë pjesë në asnjë koalicion qeverisës, për shkak të dëmeve që, sipas tij, kjo parti i ka shkaktuar Kosovës.

“Nuk besoj që Partia Demokratike, voton një qeveri të Lëvizjes Vetëvendosje e cila e cila ka qenë deri tash në pushtet dhe Kosovës i ka pru izolim ndërkombëtar, sanksione evropiane, skamje dhe varfëri ekonomike dhe shumë dëme tjera që i ka sjell ekonomikisht dhe politikisht Kosovës”, tha ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.