ARKATANA

Përfaqësues të Universitetit të Gjilanit vizitojnë Universitetin e Dubrovnikut

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Prorektori për Çështje financiare në Universitetin e Gjilanit “Kadri Zeka”, Gëzim Tosuni dhe Arben Mustafa, kanë vizituar Universitetin e Dubrovnikut. Kjo vizitë është realizuar pas ftesës që iu është bërë nga Dekani i Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Dubrovnikut, Nebojsa Stojcic.

Gjatë takimit mes përfaqësuesve të Universitetit të Gjilanit “Kadri Zeka” dhe dekanit Nebojsha Stojcic, është diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit në nivel të fakulteteve sa i përket shkëmbimit të studentëve dhe personelit. Po ashtu në këtë takim është parë mundësia e themelimit të programeve të përbashkëta mes Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Gjilanit “Kadri Zeka” dhe Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Dubrovnikut.

Ndërkohë Prorektori për Çështje financiare në Universitetin e Gjilanit “Kadri Zeka”, Gëzim Tosuni dhe Profesori Arben Mustafa, kanë pasur takim edhe me përfaqësuesin e Zyrës së Cilësisë së Universitetit të Dubrovnikut. Prorektorit Gëzim Tosuni, këtë takim e ka vlerësuar mjaft produktiv dhe informativ që i hap rrugët për bashkëpunim. “Duke pasur parasysh faktin që Universiteti i Dubrovnikut është themeluar para Universitetit të Gjilanit “Kadri Zeka”, rrjedhimisht, kanë përvojë në aspektin e sigurimit të cilësisë, atëherë, Universiteti Kadri Zeka mund të përfitojë shumë nga kjo përvojë duke aplikuar proceset dhe procedurat nëpër të cilat tashmë ka kaluar Universiteti i Dubrovnikut”, ka thënë pos tjerash prorektori Tosuni.

Përfaqësuesit e Universitetit të Gjilanit “Kadri Zeka”, janë takuar edhe me Zyrtarin e Cilësisë në nivel të Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Dubrovnikut, ku u njoftuan me sfidat të cilat paraqiten në nivel fakulteti. Ndërsa gjatë takimit me Prorektorin për Marrëdhënie Ndërkombëtare të Universitetit të Dubrovnikut, Vlatko Lipovac, është diskutuar mundësia e bashkëpunimit në nivel të universiteteve, posaçërisht në mundësinë e aplikimit të përbashkët për fondet e ERASMUS+ dhe HORIZON 2020.

UBT

Po ashtu gjatë takimit me përfaqësuesit e zyrës për Marrëdhënie Ndërkombëtare të Universitetit të Dubrovnikut, përfaqësuesit e Universitetit të Gjilanit “Kadri Zeka”, u njoftuan për llojet e marrëveshjeve që mund të nënshkruhen me dy universiteteve në fjalë.

Prorektori Gëzim Tosuni dhe Profesori Arben Mustafa gjatë qëndrimit në Dubrovnik, kanë pasur takime me përfaqësues të ndryshëm akademik dhe administrativ, në nivel fakulteti dhe universiteti.

Kjo vizitë nga të dyja palët është vlerësuar shumë e suksesshme, dhe një pikënisje e realizimit praktik të bashkëpunimit në shumë nivele, si administrativ ashtu edhe akademik./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.