Mobi Casa

Protestuesit kërkojnë të mos votohet Gjykata Speciale

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Organizata e veteranëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës përfundoi protestën e organizuar në Prishtinë kundër themelimit të Gjykatës Speciale. Ata thanë se nëse deputetët e Kuvendit të Kosovës vendosin pro themelimit të Gjykatës Speciale sërish do të dalin në protesta.

Xhavit Jashari, kryetar i OVLUÇK-së tha se djemtë dhe vajzat e Kosovës e kanë realizuar shumë mirë luftën pasi populli jonë ka qenë i robëruar dhe nga robëria ka dalë me anë të luftës.

Ata thanë se deputetët kanë frikë nga e kaluara, por sipas tyre, e ardhmja nuk vjen pa të kaluarën.

Elezi: Po bëhet padrejtësi e madhe ndaj luftës së UÇK-së (Foto)

E plotësuar: Smajl Elezi, nënkryetar i Organizatës së veteranëve të luftës në fjalën e rastit tha se po bëhet padrejtësi e madhe ndaj luftës së pastër të UÇK-së dhe Gjykata Speciale është një gjykatë e cila do të vazhdojë me rrugën e njëjtë si ajo e UNMIK-ut dhe EULEX-it.

UBT

Fillon protesta e veteranëve

Në sheshin Skënderbeu ka filluar grumbullimi i njerëzve në protestën gjithë popullore kundër Gjykatës Speciale dhe dënimit të grupit të Drenicës.

Në protestën e sotme të organizuar nga OVL-UÇK janë gruaja dhe vajza e Sami Lushtakut.

Protestuesit po mbajnë pankarta në duar me mbishkrimin “Komandant jemi me ty”, “Stop Padrejtësive” e mbishkrime tjera. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.