UBT

Lutfi Haziri: LDK’në duhet ta udhëheq Isa Mustafa

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Lufti Haziri, kryetar aktual i Komunës së Gjilanit dhe politikani i cili përfolej si kandidat potencial për kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës, i ka shpalosur në Zona B, në Klan Kosova, qëndrimet e tij për Kuvendin e LDK-së dhe zhvillimet e përgjithshme në parti.Për çështjen e aklamacionit në rizgjedhjen e Isa Mustafës, ai ka thënë se Vjosa Osmani ka pasur problem procedural.

“Nuk kemi pasur verifikim të kandidaturës së Vjosa Osmanit, sepse vetëm 62 delegatë kanë votuar për të”.

Ai ka treguar se pse nuk e ka shpallur kandidaturën për kryetar të LDK-së.

“Unë kam qenë neutral, ndonëse kam shprehur aspiratën time politike dhe kam pasur arsye politike dhe morale që të mos kandidoj”.

Mobi Casa

Haziri mendon se ky mandat duhet të udhëhiqet nga Isa Mustafa, meqenëse është kreu i Qeverisë.

“LDK-ja ka arritur ta marrë Qeverinë, ta udhëheq atë, kryetari i LDK-së është kryeministër e me patjetër që edhe LDK-në duhet ta udhëheqë Isa Mustafa”, ka thënë ai.

Haziri ka thënë se LDK-ja nuk është e njëjtë pas vdekjes së Ibrahim Rugovës.

“Periudha e LDK-së me kryetar Ibrahim Rugovën, e tash pa të, nuk është e njëjtë. Këpucët e Rugovës nuk i bien asnjë njeriu tjetër”.