ARKATANA

Afro 500 mësimdhënës të jashtëm nuk kanë vend në UP

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Universiteti i Prishtinës, vitin e ardhshëm akademik, do të angazhojë 504 mësimdhënës të jashtëm më pak sesa që janë angazhuar në vitet e fundit. Këto të dhëna janë precizuar në konkursin e fundit për staf të angazhuar në UP, i cili është mbyllur të martën (sot).

Bazuar në dosjen e konkursit, rezulton se UP-ja në vitin e ri akademik 2015-2016 do të angazhojë nga jashtë gjithsej 323 mësimdhënës (profesorë dhe asistentë), shkruan sot “Koha Ditore”.

UP-ja më herët pati publikuar të dhëna se në çdo vit akademik ka pasur të angazhuar afro 830 mësimdhënës të jashtëm, të cilët nuk kanë kontrata të përhershme me Universitetin, por paguhen vetëm për orë të mbajtura, në njësitë akademike dhe lëndët të cilat nuk mund të mbulohen nga stafi i rregullt i tij.

ARKATANA

Më së shumti kërkesa për staf të angazhuar rezulton se ka për Fakultetin Filozofik, ku kërkohen gjithsej 55 mësimdhënës dhe asistentë për 47 lëndë, pasi që ka lëndë në të cilën kërkohet më shumë se sa një profesionist. E pas tij radhitet Fakulteti i Arteve, ku për 43 lëndë kërkohen 47 mësimdhënës.

http://koha.net/?id=27&l=62132

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.