ARKATANA

Opozita mbetet e palëkundur në qëndrime duke i thënë jo Speciales

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Të pa lëkundur në qëndrime duke i thënë JO Speciales mbetet opozita.Sipas Rexhep Selimit nga Vetëvendosje koalicioni qeverisës nuk i ka votat për ta kaluar këtë Gjykatë.

“Themelimi i kësaj Gjykate tenton që t’ia arrij që ta bëjë përgjegjëse Kosovën për spastrim etnik e spastrimi etnik është element thelbësor i gjenocidit gjë që asnjëherë në asnjë periudhë kohore nuk e ka bërë as Kosova, nuk e kanë bërë as shqiptarët, nuk e ka bërë as Ushtria Çlirimtare e Kosovës”, tha Selimi për RTK’në.

ARKATANA

Pak vite pas pavarësisë ne nuk guxojmë të votojmë pro heqjes së sovranitetit të shtetit tonë thotë Donika Kadaj-Bujupi nga AAK’ja.

Rexhepi thotë se pavarësisht publikimeve asnjëherë nuk kanë pasur presione nga faktorët ndërkombëtar për votën pro kësaj gjykatë.