UBT

Kur e ka Kosova Ditën e Çlirimit

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Po i bënë pyetje nipi, Gjyshit të vet Trimit – Kur e ka Kosova Ditën e Çlirimit?

Po i përgjigjet gjyshi ,
Nipit t’ vet Flijimit –
Kur e ka Kosova
Ditën e Çlirimit !…

Gjyshi :
Për çlirim t’ Kosovës – Nënë ,
12 Qershor , Nëntëdhjetë e Nëntë –
Hyni NATO-ja n’ katër anët ,
Forcave serbe ua theu dhëmbët !

Nipi :
Pse pra gjysh , po humbet nderi –
Tym për shpi e qejf për njeri ,
Këtë Ditë t’ Madhe po e ndërrojnë ,
Kur po donë po e festojnë ?!

Gjyshi :
Ne jem popull interesant –
Shpi për shpi kem komandant !
Karrierës çdo kush i rreket –
Festojnë Ditën , kur t’ iu teket !…

Fundamenti

Nipi :
Dita e Çlirimit kur festohet –
Pse pra gjysh në punë punohet ?
Udhëheqësve iu ka humbë busulla –
Në qytet kund s’ ka parulla ?!

Gjyshi :
Kujtojmë ditën e 29 Nëntorit –
Kur festonim t’ gjithë prej zorit !
Kush s’ guxonte me punua ,
Shumë parulla kemi shkrua !…

Nipi :
Më falë gjysh , gati harrova –
Sa flamuj i ka Kosova ?
Sa himne i kanë shqiptarët –
Si ilirë që janë të parët ?!

Gjyshi :
Po t’ tregoj , o nip , si burrit –
Kemi Himnin “Rreth Flamurit” !
N’ Kosovë kem një Himn memec –
Mos me u ndie pakicat keq !…
Kur është pyetja për flamujt –
Na s’ ia kem lakmi askujt !
Na ka bë Zoti çirak –
Multietnik e partiak !…

Gjilan, më 12.06.2015. Demir Krasniqi

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.