UBT realizon vizitë të suksesshme në Corvinus University – Budapest
Rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi dhe Zyra për Marrëdhënie ndërkombëtare e përfaqësuar nga Ermal Lubishtani realizuan një vizitë të suksesshme në njërin nga institucionet universitare më të respektuara në Budapest, Hungari.
Në këtë vizitë ata u takuan me udhëheqësit më të lartë të Corvinus University, duke përfshirë rektorin Zsolt Rostovįnyi, prorektorin për Kërkime Shkencore, Lįszló Palkovics, dekanë dhe udhëheqës të tjerë të lartë të Corvinus University.
Qëllimi i vizitës ishte forcimi i bashkëpunimit në mes të dy institucioneve të arsimit të lartë me fokus të veçantë në rritjen e shkëmbimit të stafit akademik, studentëve dhe realizimin e projekteve të përbashkëta akademike dhe shkencore.
Gjatë kësaj vizite, u prezantuan të arriturat e UBT në sektorin e edukimit universitar në Kosovë si dhe u debatuan planet për zhvillim të qëndrueshëm të institucionit tonë.
Udhëheqësit e Corvinus University u zotuan që do të përkrahin UBT-në në arritjen e misionit fisnik që konsiston në rritjen e cilësisë së sektorit të edukimit universitar dhe në gjenerimin e projekteve kërkimore-shkencore që do të prodhonin rezultate konkrete për ekonominë kosovare.
Në fund të vizitës, Rektori Hajrizi i ftoi udhëheqësit e Corvinus University që të jenë pjesë e konferencës tradicionale të UBT-së që mbahet në nëntor dhe në këtë mënyrë të vazhdohet rritja e këtij bashkëpunimi ndër-institucional.
Rritja kualitative e bashkëpunimit ndërkombëtar vazhdon të jetë nja nga synimet strategjike të UBT-së./rajonipress/


