Uji Dea

Pesë edicionet e një manifestimi

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Dita e djeshme e 14 qershorit 2015, shënoi Pesë Edicionet e Manifestimit rajonal të poezisë, i veçantë dhe i pari i këtij lloji në këto hapësira të Ballkanit, edhe për nga titulli, madje, “Trekëndëshi Poetik i Paqes”, që u mbajt në Grykën e Karadakut.

I nisur në Zonën kufitare ku natyra i bëri bashkë shqiptarët e, fati i ndau tashmë në tri shtete, ky Manifestim tuboi mbi 100 poetë e artdashës nga katër shtete të Ballkanit për ta nderuar 12 Qershorin, Ditën e Paqes e të Lirisë për Kosovën.

Hapja e Manifestimit ndodhi, si edhe herave tjera, te Guri i Kufirit në fshatin Stançiq, edhe si një lloj proteste për mos-hapjen e vendkalimit kufitar tash e gjashtë vite, përkundër përcaktimit të vijës së demarkacionit si dhe të një marrëveshjeje ndërqeveritare Kosovë – Maqedoni.

Vazhdoi më pas, në ambientet e bukura të restaurant DUNAV-it, ku u shtjellua tema bosht e Manifestimit, “Poezia e Ibrahim Kadriut”, në 70 vjetorin e lindjes dhe 50 vjetorin e krijimtarisë si tij letrare e publicistike.

Referuan me shumë kompetencë, studiuesi i letërsisë, Mahmud Hysa si dhe kritiku letrar Ramadan Musliu.

Mobi Casa

Poezi të Ibrahim Kadriut deklamoi, artisti i ri, Adem Ajvazi.
Manifestimi u përmbyll me “Kohën e Poezisë” – Orën letrare të Manifestimit, ku, poetë nga Tirana, Durrësi, Rogozhina, Elbasani, Tetova, Shkupi, Kumanova, Presheva, Bujanovci, Dardana, Prishtina, Drenasi, Klina, Prizreni, Shtimja, Ferizaji , Vitia e Gjilani lexuan krijimet e tyre më të reja, të cilat do të botohen në edicionin e radhës, njëjtë, siç u botuan, u prezantuan dhe u shpërndanë për pjesëmarrësit edhe krijimet e përmbledhura në një libër të edicionit të kaluar, falë MKRS-së si mbështetëse e këtij Manifestimi dhe, Komunës së Gjilanit.

Një ndihmesë të madhe në organizimin, na e ofroi edhe Shoqata kulturore – humanitare :Kurexhaj” nga Zhegra si dhe restaurant “Dunavi” e restaurant – bar “MBRETI” në Lladovë ku u shtrua dreka me ushqime të traditës për të gjithë pjesëmarrësit e “Trekëndëshit poetik të paqes’.

I falënderojmë dhe ju shprehim mirënjohje të gjithëve, veçmas poetëve që udhëtuan qindra kilometra për t’u bërë pjesë e kësaj dite të shënueshme për Kosovën e për Gjilanin.

Ars Clubi “Beqir Musliu” është i nderuar t’i mirëpres dhe në edicionin vijues të vitit 2016 –të ka thënë Sabit Rrustemi kryetar i Ars Clubit “Beqir Musliu”./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.