Uji Dea

16 vjet në skamje, politikanët milionerë

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Vetëm t’i hidhet një sy formularëve në Agjencinë Kundër Korrupsion, ku politikanët e Kosovës kanë deklaruara pasurinë e tyre dhe nëse krahasohen nga viti në vit shihet qartë rritja e tyre marramendëse e pasurisë, ndërkohë që zyrtarisht kanë vetëm paga.

Rritja e luksit të tyre, të pronave milionëshe është i dukshëm, po aq e vërejtshme është edhe gjendja e rëndë me të cilën ballafaqohet shumica e popullit të Kosovës.

Mobi Casa

Të dhënat e institucioneve ndërkombëtare financiare si Banka Botërore (BB) dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) tregojnë qartë për një krizë të madhe ekonomike në Kosovë, shkruan Zëri.

Papunësia vazhdon të mbetet rreth 40 për qind, kurse varfëria ekstreme 17 për qind, ndërkohë që lista e milionerëve të Kosovës, kryesisht nga politika, sa vjen e shtohet.