UBT

Shqipdon Fazliu: Suksesi matet vetëm me aktgjykime përfundimtare

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Agjencia Kundër Korrupsionit nuk duhet të merret me mëditjet e padeklaruara e as me vlerën e veturave, por duhet t’i hetojë të gjitha deklarimet e pasurisë për të prodhuar të paktën një apo dy raste ku evidencohet pasurim i shpejtë me një pagë modeste.

Ky është njëri nga vlerësimet që koordinatori kombëtar për luftimin e krimit ekonomik, prokurori Shqipdon Fazliu, i bën trajtimit të rasteve të dyshuara nga AKK-ja dhe institucione të tjera.

Në intervistën dhënë “Kohës Ditore”, ai thotë se, deri tash, të gjitha institucionet përgjegjëse për të luftuar krimin ekonomik dhe korrupsionin janë udhëhequr nga një mentalitet i gabuar, që në thelb ka prodhimin e statistikave.

Kjo, sipas tij, është bërë për shkak të matjes së gabuar të performancës. Fazliu thotë se performanca e policëve hetues, e doganierëve, prokurorëve, zyrtarëve të AKK-së, duhet të matet vetëm me aktgjykime të formës së prerë, e jo me kallëzime penale.

Mobi Casa

KD: Cila është puna që bën koordinatori kombëtar kundër krimeve ekonomike?

Sh. Fazliu: Zyra e koordinatorit kombëtar ka filluar punën në janar të vitit 2013. Në fokus përveç obligimeve të përshkruara në vendimin e themelimit ka të gjitha veprat e rënda në të cilat ka mundësi dhe potencial për sekuestrim dhe konfiskim të pasurisë.

Koordinatori kombëtar faktikisht përfaqëson të gjitha këto institucione kur kemi të bëjmë me krimin ekonomik dhe me të gjitha llojet e tjera të krimit që gjenerojnë pasurim të kundërligjshëm. E kemi përpiluar një listë në të cilën kemi mbi 55 raste, të cilat llogariten se janë të nivelit më të lartë e që do të ketë nevojë për konfiskim.

http://koha.net/?id=27&l=61869

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.