ARKATANA

Amerikanët: Serbi, hiq dorë nga Kosova e nga Dodiku!

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Vetëm një ditë pasi kryeministri Aleksandër Vuçiq paralajmëroi se Serbinë në muajin e ardhshëm e presin datat dhe vendimet e vështira, nga Washingtoni deklarohet analisti për Ballkanin, Daniel Serwer, që është i afërt me nënkryetarin amerikan, Joe Biden.

Serwer thotë se Serbia duhet ta njoh Kosovën dhe të distancohet nga politika e Millorad Dodikun në Republikën Serbe. Po ashtu, ai thotë se Serbia duhet të ndryshojë qëndrimin neutral ndaj Rusisë dhe Perëndimit, nëse dëshiron të përparojë në integrimet euroatlantike, transmeton Telegrafi.

LEXO PO ASHTU: Vizita e Merkelit në Ballkan, dridh serbët: Kështu Gjermania, SHBA dhe Britania e shohin Ballkanin!

Mobi Casa

“Dodiku e don pavarësinë e Republika Serbe, por kjo nuk do të ndodh dhe të gjithë duhet ta dinë këtë. Kjo pavarësi do të thoshte islamizim i Bosnjës dhe Hercegovinës, gjë të cilën as Serbia e as Kroacia nuk e duan për fqinjësi”, vlerëson ai.

Kur është fjala te Kosova, Serwer thotë se do të vije dita kur Serbia do të detyrohet të pranojë Kosovën si shtet të pavarur e të krijojë raporte diplomatike.

“Njëra nga 23 shtetet e BE-së që ka njohur Kosovën, me siguri do ta bllokojë hyrjen e Serbisë në BE nëse nuk e njeh këtë pavarësi”, thekson ai. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.