Çka thotë Beatrix për pijen?
Beatrix Ramosaj thotë se ajo nuk e ka në plan të heqë dorë nga konsumimi i pijeve alkoolike.
Këngëtarja ka postuar në Instagram një fotografi ku duket me dy shishe të birrës në pragun e një shtëpie.
Sipër fotografisë ajo ka shkruar edhe një status në gjuhën angleze dhe që lidhet me konsumimin e alkoolit, transmeton Telegrafi.
“Ata më pyetën se pse nuk heq dorë nga pija, iu thash atyre se nuk jam person që heq dorë”, ka shkruar ajo, duke lënë të kuptohet se ajo nuk dorëzohet as në fushat tjera të jetës.

